Lifestyle
Sot filloi viti shkollor por studimi thotë se fëmijët që nisin mësimin para orës 08:30 bien në depresion
27 Shtator, 2021 | 5:26 pm
Fëmijët që fillojnë mësimin në shkollë para orës 8:30, rrezikojnë më shumë se sa të tjerët që të bien pre e ankthit dhe e depresionit.
Kjo për shkak se dëmtohet cilësia e gjumit.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Rochester Medical Center në Shtetet e Bshkuara. Ata kanë analizuar sjelljen e 197 nxënësve nga mosha 14 deri në 17 vjeç.
Në fillim ata plotësuan një pyetësor mbi zakonet e gjumit e më pas u ndanë në dy grupe: ata që e fillonin shkollën para orës 8:30 dhe ata që e fillonin më vonë. Rezultoi se kush hynte në klasë më herët, kishte nivel më të lartë të ankthit e depresionit.
Veç kësaj, në cilësinë e keqe të gjumit ndikojnë edhe konsumimi i pijeve me kafeinë pas orës gjashtë, si dhe përdorimi smartfonëve ose tabletëve para fjetjes. Pas këtij studimi, me shumë gjasë në shumë shtete do të rishikohet nisja e mësimit në shkolla.