Lifestyle
Si është mirë te lindësh femër apo mashkull?
4 Tetor, 2021 | 12:31 pm
Zbuloni arsyet me të cilat biem në një mendje.
Bota mashkullore dhe ajo femërore kanë qenë gjithmonë në përplasje me njëra-tjetrën për shumë arsye. Në një botë ku femrat vazhdojnë të luftojnë për barazinë gjinore ka një studim i cili ka nxjerrë një grup arsyesh pse është më mirë të jesh femër.
- Tolerancë në dhimbjet e trupit
Femrat kanë kënaqësinë të sjellin në jetë fëmijë. Dhimbja gjatë atij procesi është aq e madhe sa ka shumë pak ngjarje në jetë me të cilat mund të krahasohet. Për këtë arsye toleranca ndaj dhimbjeve në trupin e femrës është shumë më e madhe se te meshkujt.
- Jetojnë më gjatë
Për këtë flasin statistikat reale. Femrat jetojnë më shumë se meshkujt sepse sëmuren më pak.
- Mund të qajnë lirshëm
Shoqëria i lejon femrat të qajnë në publik dhe privatisht, prandaj janë shumë më të lirshme t’i shprehin hapur emocionet.
- Mund të përdorin make-up
Meshkujt janë të detyruar të qëndrojnë me fytyrën që kanë lindur, ndërsa femrat kanë pafund mundësi për të eksperimentuar me look-un.
- Nuk vuajnë nga tullacllëku
Sado vite të ketë mbi shpinë një femër, asnjëherë nuk vuan nga rënia e flokut deri në pikën që të ngelet tullac. Është e vërtetë që me kalimin e viteve shëndeti i flokut pëson rënie, por gjithsesi mbetet pak feminilitet.