Lifestyle
Shenjat që tregojnë se ai/ajo nuk është për ty
28 Nëntor, 2021 | 2:01 pm
1-Ai ju thotë se nuk është gati për një marrëdhënie. Unë nuk mund ta besoj se sa herë kam dëgjuar që gratë e hedhin poshtë këtë deklaratë dhe vazhdojnë të shkojnë pas burrave që nuk janë të interesuar për to. Këta njerëz do t’ju thonë se nuk duan të angazhohen me ju, por ju jeni aty për ata
2-Ai dëshiron të hyjë në një marrëdhënie menjëherë. Refuzimi për t’u zotuar për ju nuk është një gjë e mirë, por as të hysh në një marrëdhënie me shpejtësi rrufe nga ana tjetër nuk është aspak e mirë. Merreni shtruar!
3-Ai nuk ju lejon të prekni telefonin e tij. Kjo është gjithashtu një e dhënë, sipas mendimit tim. Por unë kam parë dëshmitë e marrëdhënieve në të cilat telefonat janë pronë private, të mbyllur dhe të ruajtur me sisteme ushtarake të mbrojtjes.