Lifestyle
Sekretet qe fsheh një lidhje dashurie
18 Tetor, 2021 | 12:42 pm
Afrimiteti
Mund të jetë fati ai që ju bën që të bini kokë e këmbë brenda me një njeri që e shihni për herë të parë, por në këtë rast mund të ndikojë edhe fakti i aftësisë me këtë person shumë të veçantë. Si për shembull, në rastin kur bëhet fjalë për dikë që banon afër jush. Studimet kanë nxjerrë në dritë se një numër i madh romancash lulëzojnë me persona me të cilët kemi afri qoftë për sa i përket banimit, apo edhe të punuarit bashkë. Pra bëhet fjalë për shanset e mëdha që të jep afërsia me njerëzit. Nëse keni ndërmend që të gjeni shpirtin binjak, bëni mirë që para se të kërkoni në fund të botës të hidhni sytë rrotull më me vëmendje se më parë, sepse ka të ngjarë që është pikërisht afër jush e të mos ta keni vënë re.
Rezonanca
Por sigurisht që afërsia nuk është kushti i vetëm për lindjen e një romance, sepse në një rast të tillë të gjithë do të përfundonim në marrëdhënie me shokët e bankës, apo fqinjët e pallatit. Një nga arsyet më të forta të këtyre lidhjeve është edhe rezonanca. Kjo ka të bëjë me ndjesinë që ke kur je i bindur në shumë aftësi të tuat dhe ndihesh tërësisht komod në lëkurën tënde. Dhe kur arrin në këtë ndjesi ta gjesh edhe te një tjetër dhe së bashku të krijoni një ndjenjë komforti të përbashkët është një fillim i mirë për një lidhje romantike. Një ndjenjë e tillë vetëbesimi të bën shumë tërheqës për mjaft njerëz rrotull dhe i tërheq të tjerët pas teje si me “mastiç”. Sigurisht që një rezonancë e tillë është më e fortë në kushtet e stimujve alkoolikë, por ka më shumë efekt kur është në kushte normale. Dhe kur dy veta tërhiqen me njëri-tjetrin, situata është shumë “e nxehtë”. Sipas një studimi, ne influencohemi shumë nga ambienti ku jetojmë dhe kemi shumë më tepër shanse që të qeshim për një barsoletë kur jemi në grup se sa po ta dëgjonim të njëjtën barsoletë po të ishim vetëm.
Ngjashmëria
Harrojeni shprehjen që thotë se të kundërtat tërhiqen. Kjo mund të ndodhë për 5 minutat e para të një njohje deri në momentin që e gjeni veten në një kundërshti me personin që jeni pranë. Një lidhje e mirë nuk mund të ndodhë kurrë në rast se nuk do të ketë mes njerëzve shumë të përbashkëta. Sipas shumë studiuesve, ne jemi të destinuar që të kërkojmë dhe të ndihemi mirë mes njerëzve, me të cilët kemi ngjashmëri, pra kemi ose tipare të përbashkëta, ose ndajmë të njëjtat interesa. Pra jo të kundërtat, por të ngjashmet tërhiqen me njëra-tjetrën.