Pasi ta lexoni këtë artikull,me siguri do pini edhe ju një gotë verë

7 muaj më parë

Arsyet kryesore pse konsumimi i verës mund të vlejë më shumë se çdo gjë tjetër sipas ‘Cosmopolitan’:

  • Mund të parandalojë bakteret të hyjnë në trupin tuaj.

Në një studim të vitit 2014 të botuar në ‘Journal of Agricultural and Food Chemistry’, studiuesit zbuluan se vera e kuqe (edhe lloji jo-alkoolik) vriste më shumë baktere se sa alkooli.

  • Mund të vonojë fillimin e sëmundjes Alzheimer dhe Parkinson.

Në një studim nga 2017, studiuesit shtuan metabolitët e një organizmi që kishte konsumuar verë, rezultatet ishin interesante dhe dolën në përfundimin se mund të vonojë fillimin e sëmundjeve si Parkinson dhe Alzheimer.

  • Mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit.

Konsumimi i 2 deri në 7 gotave verë në javë mund të zvogëlojë shanset tuaja për të zhvilluar çrregullimet psikoligjike, si depresioni sipas një studimi të vitit 2013 të botuar në revistën ‘BMC Medicine’.

  • Mund të mbajë nën kontroll alergjitë tuaja.

Në një përmbledhje të kohëve të fundit të gati 80 studimeve të botuara në revistën ‘Diseases’, studiuesit sugjerojnë se flavonoidet, antioksidant që gjendet në verën e kuqe, mund të zvogëlojë alergjinë dhe simptomat e astmës.

Të ngjashme