Njeriu i ëndrrave tuaja mund të bëhet i juaji me keto taktika:

5 muaj më parë

Sfida më e madhe e të gjitha kohëve: pasi, më në fund e keni bërë për vete, është se: si ta mbani vetëm për vete?

1-Taktika e parë: Paralizojeni me shikim:

Është me rëndësi se çfarë qëndrimi mban dhe sa është seksi. Pra, si ta bësh mashkullin që sa çel e mbyll sytë të mbetet gojëhapur dhe me shikimin të drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke bel të hollë dhe minifund. Patjetër duhet ta pushtoni me qëndrimin tuaj pa asnjë fjalë të vetme.

2-Taktika e dytë: Bëni çdo gjë që bën edhe ai:
Natyrisht, ka qenë joshje çasti kur keni bërë flirt, madje edhe kur keni dalë me të mbrëmjen e parë. Mirëpo, çfarë duhet bërë pastaj? Dita tjetër po afrohet, ndërsa ju mendoni se dëshira e ndërsjellë për të qenë bashkë edhe më është e papërmbajtshme. Bëni lëvizje sikur të jeni para pasqyrës. Kur ai përkulet nga ju, përkuluni edhe ju.

3-Taktika e tretë: Bëhuni e durueshme dhe herë-herë lavdërojeni:
Në qoftë se në fillim të lidhjes suaj nuk e keqtrajtoni atë dhe nuk e ngutni me kërkesa të llojllojshme, është shumë e sigurt që ai do t’ju thërrasë i pari.

4-Taktika e katërt: Lidheni për vete edhe pas seksit:
Më në fund kontakti seksual ka ndodhur. Për fat të keq, shpesh herë seksi është një moment kthese, pas të cilit shumë çifte të reja përgjithmonë ndahen. Mirëpo, ekzistojnë disa veprime që duhet bërë pas aktit seksual, të cilat partnerit tuaj do t’i tregojnë se ka bërë gjënë më të mirë me personin e vërtetë. Menjëherë pas seksit mos kërkoni që t’ju thotë se ju dashuron.

5-Taktika e pestë: Qëndrojini afër në çdo moment:
Kështu rëndom ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë të lidhjes. Marrëdhëniet të cilat janë zhvilluar deri një përsosmëri të plotë kanë arritur në një pikë kthese.

Të ngjashme