Mbyllet java pa parashikimet e Paolo Fox?Zbuloheni me ne

7 muaj më parë

Dashi

Bëni kujdes në historinë tuaj të dashuri sepse këto dy ditë mund të sjelin debate të ashpra. Në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët.

Demi

Përfitoni nga ndikimi pozitiv i Afërditës për të shijuar romancën tuaj. Sa për punën, do të arrini të realizoni gjithçka që ju kërkohet.

Binjakët

Në dashuri shmangni diskutimet, situatat mund të përkeqësohen. Në punë përballeni me një fazë lodhjeje të madhe, por situata do të përmirësohet javën e ardhshme.

Gaforrja

Në dashuri do të merrni lajme nga një person me të cilin nuk keni folur prej kohësh. Do të jetë e rëndësishme të shmangni komplikimet dhe të mos riktheheni në cështjet e vjetra. Nëse jeni të rinj në punë, do ju ofrohet një pozicion më i mirë.

Luani

Në dashuri kushtojini vëmendje takimeve të kësaj periudhe sepse mund të jenë vendimtare për të ardhmen. Në punë mos hezitoni t’i bëni ballë të gjithë situatave që ju duken të arsyeshme për tu diskutuar.

Virgjeresha

Jetoni plotësisht ndjenjat tuaja sepse Hëna sjell ndikim pozitiv tek ju. Në punë është e rëndësishme që të zgjidhni disa çështje ligjore nga e kaluara.

Peshorja

Në dashuri, nëse keni një cështje delikate për të diskutuar shtyjeni për nesër. Në punë kini kujdes: mund të lindin polemika për çështjet më të parëndësishme.

Akrepi

Në dashuri, kjo e diel është interesante për të realizuar një projekt me një Virgjëreshë ose një Bricjap. Nga ana tjetër nuk jeni të kënaqur me situatën ekonomike pasi keni pasur shumë shpenzime.

Shigjetari

Në dashuri mund të lindin tensione. E njëjta situatë është edhe në punë, por gjithçka do të përmirësohet.

Bricjapi

Në dashuri, Hëna është e favorshme edhe sot. Është një kohë e mirë edhe për situatën në punë. Do ju hyjnë në punë njohuritë.

Ujori

Në dashuri, Hëna është ende në shenjën tuaj dhe do të jetë e favorshme deri në fund të nëntorit. Në punë, do ju ngarkohen përgjegjësi të reja. Nga ana tjetër do të ketë shpenzime të shumta për shtëpinë dhe familjen.

Peshqit

Në dashuri tregohuni të kujdesshëm sidomos nëse jeni në njohje apo histori dashurie me Bricjapin dhe Gaforren. Në punë jeni në një fazë revolucioni dhe është normale të përjetoni disa ditë paqëndrueshmëri.

Të ngjashme