Lifestyle
Lumturia dhjetë hapa larg
11 Tetor, 2021 | 12:53 pm
1-Kalo më shumë kohë me njerëzit e duhur
Njerëzit e duhur janë ata që të duan, të vlerësojnë dhe të japin kurajo. Ata të bëjnë ty të ndihesh i gjallë dhe të pranosh veten siç je, ata të duan pa kushte.
2-Ji i sinqertë me veten për gjithçka
Ji i sinqertë për atë çfarë është e drejtë dhe për atë që duhet të ndryshosh. Ji i sinqertë për atë që do të arrish dhe për atë që do të jesh. Ji i sinqertë në çdo aspekt të jetës tënde, gjithmonë. Kërko në shpirtin tënd për të vërtetën, për të parë se kush je ti. Kur ta bësh do e kuptosh se ku je tani dhe si ke arritur këtu. Kështu do i vësh synim vetes për të shkuar aty ku do dhe si të arrish atje.
3-Bëje lumturinë tënde një prioritet
Nëse nuk e vlerëson veten, ti po e shkatërron atë. Mbaj mend, nëse nuk e do ti veten, si do të të duan të tjerët?
4-Ji vetvetja dhe ji krenar për atë që je
Përqafo qenien tënde, atë që je, individin me ide, fuqi dhe bukuri si askush tjetër. Ji versioni më i bukur i joti. Mbi të gjitha, ji i vërtetë me veten.
5-Jeto momentin
Momenti tani është mrekulli. Momenti që po jeton tani është i joti. Momenti tani është jeta. Kështu që mjaft mendove si do të jenë gjërat në të ardhmen. Mjaft mendove çfarë bëre apo s’bëre në të shkuarën. Mëso të jetosh “tani” dhe ta jetosh jetën në moment.
6-Përballoji problemet
Nuk është problemi që të përcakton ty, por si ti reagon ndaj tyre dhe si i zgjidh ato. Problemet nuk zhduken nëse ti nuk vepron. Bëj çfarë të mundesh, kur të mundesh dhe pranoje atë që ke bërë.
7-Mëso nga gabimet
Gabimet janë në rregull. Ato janë hapa drejt progresit. Nëse nuk rrëzohesh herë pas here nuk je duke u përpjekur mjaftueshëm dhe nuk po mëson. Rreziko, pengohu, rrëzohu, ngrihu dhe përpiqu prapë. Arritjet realizohen duke dështuar. Një nga gabimet që ti i druhesh mund të të çojë në arritjen tënde më të madhe.
8-Ji i sjellshëm me veten
Nëse një person të flet në të njëjtën mënyrë si i flet ti vetes, a do të ishe shok me të për një kohë të gjatë? Ashtu siç e trajton ti veten, ashtu do të të trajtojnë të tjerët. Duaje veten ose askush s’do të dojë ty.
9-Kënaqu me gjërat që ke
Problemi i shumë njerëzve është se mendojnë se do jenë të lumtur kur të bëhen shefa, kur të kenë një shtëpi me pamje nga bregu etj. Fatkeqësisht do kohë që të arrish atje dhe kur të arrish ti përsëri do kesh një synim tjetër. Do e kalosh gjithë jetën duke u përpjekur të arrish diçka të re pa shijuar ato që ke tani.
10-Krijo lumturinë tënde
Nëse po pret dikë që të të bëjë të lumtur, ti po humbet. Zgjidh lumturinë. Ji i lumtur për atë që je tani dhe lër pozitivitetin të drejtojë të ardhmen. Nëse kërkon lumturinë me shanset që ke, do e gjesh.