Kryefjala Logo

Kardiologët apel duhanpirësve: Duhani, shkaktar i sëmundjeve të rrezikshme!

22 Prill, 2024 | 11:50 am

 

Shifrat e larta të duhanpirësve në mbarë botën tregojnë se njëpjesë e mirë e tyre ose janë pak të vetëdijeshëm për rreziqet shëndetësore, ose nuk i marrin parasysh pasojat. Do duhet theksuar se nikotina në vetvete, nuk shkakton sëmundje të rënda si kanceri i mushkërive apo sëmundje të zemrës. Tymi i duhanit është shkaktari i sëmundjeve të rënda dhe njëkohësisht ‘armiku’ i organizmit.

Sidoqoftë, ekspertët e mjekësisë të cilët merren me pasojat e konsumit të cigareve tradicionale theksojnë se zgjidhjet efektive për të reduktuar rrezikun në shëndet, janë produktet alternative të duhanit.

Kardiologët Edin Begic dhe Abdullah Nakas, e cilësojnëduhanin si një ndër shkaktarët e sëmundjeve të zemrës. Këtë qasje, dy mjekët e argumentuan në Kongresin e XXII Ndërkombëtar të Kardiologjisë Klinike i cila u zhvillua nëSarajevë.

“Ka prova të marra nga studimet klinike, se nëse një duhanpirës zëvendëson cigaret tradicionale me teknologjinë e duhanit me ngrohje, ka ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e kolesterolit LDL, rritjes së nivelit të kolesterolit HDL dhe uljes së kolesterolit total. Ndryshimi i parametrave të kolesterolit konsiderohet si pozitiv për enët e gjakut. Rezultatet vijnë në saj të eksperimenteve të kryera të cilat provojnë se rreziku i sëmundjeve të zemrës është më i ulët tek duhanpirësit që kalojnë te produktet alternative.”- tha mjeku Begic.

Për Dr. Begic, duhanpirësit nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që mund të sjellë duhani në zhvillimin e aterosklerozës. Ai shton se një pjesë e përgjegjësisë është e vetë stafit mjekësor pasi e konsiderojnë aterosklerozën sëmundje që priret të kapë vetëm të moshuarit, por faktikisht që nga mosha 18-vjeçare do duhet të jemi vigjilent për parandalimin e saj.

Produktet alternative, mjet për reduktimin e efekteve të dëmshme të pirjes së duhanit

I pyetur nëse do t’u rekomandonte pacientëve të tij që nuk duan të lënë duhanin kalimin në alternativa pa tym, Dr. Begic e sheh si zgjidhje të artë.

“Është e rëndësishme të këshillohet çdo pacient të ndalojë pirjen e duhanit. Natyrisht, nëse pacienti nuk mund ta lërë duhanin, pavarësisht përpjekjes, duhet theksuar se ekziston një alternativë më pak e dëmshme, ku përdoret teknologjia për ta djegur duhanin në vend që të digjet.”- argumentoi mjeku.

Përparësitë e produkteve alternative bazohen në të dhënat e marra nga kërkimet shkencore nga ku konkludohet se rreziku i këtyre produkteve në organizëm, krahasuar me cigarettradicionale është shumë herë më i ulët.

“Rritjen e vlerës së oksidit nitrik dhe efekti rezervën koronareështë edhe shkencërisht i vërtetuar, e shoh si avantazhin më të madh të përdorimit të produkteve alternative në krahasim me cigaret tradicionale. Mirëpo, duhet të theksoj se nuk është produkt i shëndetshëm, por produkt që ka rrezik të reduktuar për shëndetin në krahasim me cigaret tradicionale dhe natyrisht zgjidhja më e mirë do ishte ta ndalonin përfundimisht konsumin e cigareve.”- përfundoi ai.

Të ngjashme