Lifestyle
Infarkti dhe flokët. Çfarë i lidh të dyja?
11 Tetor, 2021 | 12:49 pm
Shumë njerëz janë të stresuar në ditët e sotme, si për shkak të punës, dashurisë ose problemeve të tjera. Ajo që nuk e dinë është se si ta heqin atë. Para së gjithash duhet ta dini se nën çfarë sasie të stresit jeni, e këtë mund ta zbulojnë flokët tuaj. Hulumtuesit nga universiteti ‘Western Ontario’ me ndihmën e shënuesve biologjikë kanë dhënë dëshminë e parë direkte se stresi luan një rol të rëndësishëm në sulmin në zemër.
Faktorët e stresit, si puna, problemet martesore dhe financiare, janë të lidhur me rrezik më të rritur për zhvillim të sëmundjeve kardiovaskulare, duke e përfshirë edhe infarktin, por deri tani nuk ka qenë i njohur asnjë shënues biologjik për matje të stresit kronik. Gideon Koren dhe Stan Van Uum kanë zhvilluar metodën për matje të nivelit të kortizolit në flokë që ofron informata në lidhje me nivelin e stresit në muajt para ngjarjes akute, siç është sulmi në zemër.