Lifestyle
Flasin mjekët:Më mirë diet apo palestër?
3 Nëntor, 2021 | 2:02 pm
Sipas Dr. Shawn Talbott, nga Klinika Ushqimore në Universitetin e Utah-ut, dieta është shumë më e rëndësishme se ushtrimet.
“Si rregull është pranuar që dieta luan rol përgjithësisht 75 për qind dhe 25 për qind janë ushtrimet”,- shpjegon Talbott.
“Është shumë e lehtë për t’i prerë kaloritë se sa për t’i djegur ato që ke marrë. Për shembull, nëse ha një biftek në fast-food, i cili mund të ketë më shumë se 500 kalori, duhet të vraposh më shumë se katër milje për të “korrigjuar” gabimin.
Nëse vendos të mbash dietë, duhet të përpiqesh të bësh një zgjedhje të balancuar të ushqimeve, të cilat janë të përbëra nga proteinat, karbohidratet, si dhe frutat dhe perimet.
Ky balancim e bën më të lehtë regjimin dietik.