Lifestyle
Edhe pse vajzat i duan shumë,lentet me ngjurë kanë këto pasoja për syrin
31 Dhjetor, 2021 | 1:25 pm
Lentet me ngjyrë vajzat i përdorin për të pasur një imazh ndryshe në një festë, koncert, set fotografik apo edhe për një periudhë të shkurtër kohe.
Vendosja e tyre jo gjithmonë është e këshillueshme për syrin, pasi mund të kthehet në burim infeksioni.
Këshillohet që lentet të mos mbahen më shumë se 8 orë gjatë ditës.
Së dyti, asnjëherë nuk duhet të flini me lentet e vendosura dhe për më tepër kur keni grim.
Duhet të kujdeseni shumë për higjienën e tyre sepse çdo papastërti përkthehet në infeksion për syrin tuaj.