E kërkojmë gjithë jetën,por a e dimë çfarë është tek e fundit dashuria?

7 muaj më parë

•Aktiviteti i trurit

Rajone të shumta të trurit, veçanërisht ato që lidhen me shpërblimin dhe motivimin, aktivizohen nga mendimi apo prania e një partneri romantik. Këtu përfshihet hipokampusi, hipotalamusi dhe korteksi ballor. Aktivizimi i këtyre zonave mund t’i shërbejë pengimit të sjelljeve mbrojtëse, në uljen e ankthit, si dhe në rritjen e besimit tek partneri romantik.

•Ndikimi hormonal

Oksitocina dhe vasopresina, janë hormonet që lidhen më ngushtë me dashurinë romantike. Ato prodhohen nga hipotalamusi dhe çlirohen nga gjëndrra e hipofizës; dhe ndërsa si burrat dhe gratë ndikohen nga oksitocina dhe vasopresina, gratë janë më të ndjeshme ndaj oksitocina dhe burrat ndaj vasopresinës. Përqëndrimet si të oksitocinës dhe vasopresinës rriten gjatë fazës intensive të dashurisë romantike.

•Dashuria dhe humbja

Dashuria romantike mund të shërbejë si një funksion i rëndësishëm evolucionar, për shembull, duke rritur nivelin e mbështetjes prindërore për fëmijët e mëvonshëm. Ne zakonisht hyjmë në një seri marrëdhëniesh romantike, megjithatë, në fund synojmë kërkimin e “asaj-atij” – dhe humbja e dashurisë romantike është e shumëpërhapur, ose përmes shpërbërjes së një marrëdhënie ose si pasojë e ndarjes nga jeta të partnerit.

•Dashuria e nënës

Ka një numër paralelesh ndërmjet reagimeve fiziologjike ndaj dashurisë romantike dhe asaj mëmësore. Për shembull, rajonet e trurit të aktivizuara nga dashuria e nënës, nuk përputhen me ato të aktivizuara nga dashuria romantike. Në mënyrë të veçantë, zonat e shpërblimit të cilat përmbajnë përqendrime të larta të oksitocinës dhe vasopresinës aktivizohen, ndërsa rajonet e çaktivizuara gjatë dashurisë romantike – duke përfshirë ato që lidhen me gjykimin dhe emocionet negative – janë të çaktivizuara gjatë dashurisë së nënës.

Të ngjashme