Lifestyle
Çfarë na nervozon më shumë gjatë ditëve të pushimit?
1 vit më parë


Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se pushuesit më së shumti nervozohen kur vonohet aeroplani se makina me të cilin do të udhëtojnë.
Në vendin e dytë të gjërave më të urryera tek udhëtimi është paketimi, që pasohet me shkuarjen në hotel dhe shqetësimin nëse keni marrë gjithçka me vete .
Të anketuarit në vendin e tretë kanë vendosur humbjen e bagazhit, ndërsa më pas vjen krevati jo komod.
Në vendin e pestë vjen bezdisja nga pushuesit tjerë, në vend të gjashtë është shiu, në vend të shtatë renditet dielli i fortë që doemos duhet të lyhen me krem për rrezitje.
Nga gjërat e urryera është edhe rëra në ushqim, pastaj njerëzit që nuk shikojnë ku po ecin, grumbujt e njerëzve, etj.
Ekspertët thonë se njerëzit gjatë gjithë vitit kursejnë për t’u relaksuar në pushime, prandaj nuk është çudi që ata bëhen nervozë kur u ndodhin gjëra të tilla.