Lajme
Reagimi i Lul Bashës ndërsa Rama fliste në Parlament (Foto)
16 Shtator, 2021 | 3:12 pm
Në seancën e sotme Parlamentare ku u certifikuan grupet parlamentare ishin prezentë të gjithë deputetët. Ministrat e kabinetit shpalosën programet e tyre për këtë mandate. Të njëjtën gjë bëri dhe kryeministri Edi Rama i cili foli dhe për planet e “Open Balkan”
Teksa Kryeministri Rama mori fjalën në foltorë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha u pa teksa fliste në telefon i pashqetësuar nëse shkaktonte shqetësim. Ai injoroi totalisht fjalët e Ramës teksa nuk shfaqte asnjë interes.
Për disa minuta me rradhë kryedemokrati mbajti telefonin në vesh teksa shmangu leximin e buzëve nga kamerat duke mbajtur dorën përpara gojës.