Lajme
Parkoi makinën me lëndë plasëse pranë “Ushtari të Panjohur”, kërcënoi parlamentin: “Unë do tju hedh në erë”
4 Tetor, 2021 | 12:16 pm
Një alarm u dha në Parlamentin grek kur një makinë arriti në Evzones, para monumentit të Ushtarit të Panjohur , duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë .
Burri që po e drejtonte atë, mbante materiale të ndezshme me automjetin dhe bërtiste: “Unë do tju hedh në erë”.
Po ashtu mësohet se në makinën e autorit shkruhej; “Turqit dhe Gjykata Popullore sundojnë Evropën.”. Fill pas këtij episodi, policia bëri të mundur arrestimin e personit në fjalë.