Lajme
Ja se cfarë postonin pak përpara vrasjes, deputetët e Kosovës në rrjetët sociale
9 Shtator, 2021 | 10:05 am
![](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2021/09/auto_850x600_astritiii16311301941631132713.png)
Mbrëmjen e djeshmë 1 kandidat për deputet dhe një ish-deputet në komunën e Pejës, janë transportuar pa shenja jete për në spitalin e zonës. Një person i tretë i paidentifikuar, I plagosur në krahun e majtë ka bërë të mundur dërgimin në urgjencë.
Sipas disa burimeve të dy deputetët mes njëri-tjetrit kanë pasur konflikte të hershme megjithatë ende nuk ka një pistë të qartë për këtë ngjarje.
Vetëm pak para vrasjes së tyre deputët kanë postuar në rrjetin social facebook, video me material fushate nën logon e PDK. Astrit Ademaj është shprehur se “PDK asnjëherë nuk do të shkëputet nga trashëgimia e saj politike sepse aty ka qenë dhe mbetet motivi kryesor i ndryshimeve politike dhe institucionale për vendin” ndërsa ish- deputeti ndjerë Blerand Kadriaj ka postuar një foto ku mbështet kandidaturën për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzën
Mbrëmjen e djemshme Policia e Kosovës ka njoftuar
Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve