Lajme
Ja kush është shqiptari nga Elbasani që vrau mësuesen në Britaninë e Madhe (Foto)
28 Shtator, 2021 | 11:01 am
Policia britanike ka kryer kontrolle në Eastbourne,East Sussex në shtëpinë e një shqiptari të quajtur Koci Selamaj nga Elbasani. Selamaj akuzohet si autor i një ngjarje të rënë të ndodhur në datën 17 shtator të këtij viti ku u krye vrasja e mësueses 28 vjecare Sabina Nessa.
Ndërkohë mediet e huaja kanë publikuar disa foto të marra nga një kamerë pranë zonës ku u vra 28-vjeçarja. Në këto foto shfaqet një burrë (i dyshuar su Koci Selamaj) i veshur me bluzë të zezë, pantallona gri, ndërsa mban në dorë diçka të kuqe.
Sabina Nessa u pa për herë të fundit të premten e 17 shtatorit, kur doli nga shtëpia për të shkuar në një lokal pranë shtëpisë së saj. Mëngjesin tjetër 28 vjeçarja u gjet e vdekur në parkun 150 metra pranë apartamentit. ë Premten, qindra persona u mblodhën në një mbledhje në nderim të Sabina Nessa, duke ndezur qirinj në kujtim të mësuesit 28-vjeçare, me ngushëllime edhe nga Dukesha e Kembrixhit dhe ministrat e qeverisë.
“Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si po ndihemi, kjo na duket sikur kemi ngecur në një ëndërr të keqe dhe nuk mund të dalim prej saj – bota jonë është shkatërruar, ne thjesht jemi të humbur për fjalët,” është shprehur motra e mësueses.