Gratë që u persekutuan nga dora Enverit dhe gratë që e kujtojnë atë me mall

6 muaj më parë

Komunizmi eshte padyshim plaga e shoqerise Shqiptare.Nje plage afro 50 vjecare qe si nje shpirt qe nuk pranon te largohet trazon ujrat e nje shteti te varfer.

Komunizmi ka lene pasardhesit e saj,ajo kurre nuk u largua plotesisht.Sot,fatkeqsisht edhe pse ne mendojme se jetojme ne nje vend Demokrat,ndergjegjia jone e di se bijt e komunistave jane kudo dhe gjithmone mbi popullin e thjeshte.

Ne shtepine e Big Brother u rikthye kjo teme shume delikate ku si gjithnje ndezi debate.

E trishte te shikoje se ka ende njerez e me teper femra dhe nena qe mbrojne kohet qe  dhe ata qe se jetuan mundohen te harrojne.

Mes mijrave pushkatimesh dhe persekutimesh sjellim sot ndermend disa nga grate me fatkeqe te asaj kohe,qe zgjuarsia e tyre,shkollimi,intelekti dhe dashuria per atdhen i ‘denoi’ perjete nga te jetuarit.

•Musine Kokalari

12 nëntor 1944, ende pa marrë fund lufta e pa u vendosur qeveria në Tiranë, u arrestua , vetëm për idealet kombëtare e demokratike që ajo ushqente.

Musinea do të kalonte krenare dhe e papërkulur për afër 40 vjet nëpër kalvarin e burgjeve dhe të internimit, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i virtytit të femrës shqiptare. Kjo vajzë e talentuar, që ishte diplomuar në Universitetin e Romës, autore e tre librave dhe e shumë shkrimeve publicistike, të cilat synonin emancipimin e femrës dhe përparimin e kombit, që ishte një nga themelueset e Partisë Social-Demokrate Shqiptare, do t’i mbyllte sytë përgjithmonë e harruar dhe e vetmuar në vend internimin e saj në Rrëshen të Mirditës, më 14 gusht 1983

•Liri Gega, e cila, duke qenë me barrë, u arrestua dhe u pushkatua bashkë me të shoqin, Dali Ndreun, që të dy militantë të Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo u bë e njohur botërisht nga një fjalim i Nikita Hrushovit. Por nuk është i vetmi rasti i pushkatimit të grave shtatzëna. Të tilla kanë vdekur nga keqtrajtimi në hetuesi. Nuk lejohej asnjë mjek i familjes të bënte autopsinë e tyre.

•Bujana, vajza e urtë dhe e zgjuar e Tuk Jakovës, edhe sot endet e çmendur nëpër Tiranë. Kështu përfundoi e shoqja e Teme Sejkos, që i vranë burrin dhe një djalë, ndërsa tjetrin ia burgosën.

•Mereme Gjuta, së cilës ia hodhën te pragu i derës fëmijët e saj të bërë shoshë nga plumbat e komunistëve teksa u orvatën të shpëtonin nga thonjtë e diktaturës dhe të dilnin në botën e lirë.

•Një tjetër martire e lirisë ishte Marie Tuçi, mësuesja 22-vjeçare, që hoqi torturat më të tmerrshme që ka parë njerëzimi. Marie Tuçi është e vetmja grua që renditet në mesin e 40-të martirëve të parë të kishës katolike shqiptare. Atë e mbyllën në një thes së bashku me një mace të tërbuar dhe e goditën atë me mjete të forta. Kur e nxorën nga thesi, Maria ishte transformuar sa nuk njihej. Rregjimi komunist persekutoi edhe fëmijë që në djep, pasi prindërit u kishin dalë kundër sistemit diktatorial.

•Drita Çomo, e cila në nëntor të vitit 1960, në moshën dy-vjeçare, internohet për shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri Belishovës. Babai i saj, Maqo Çomo, u dënua dhe ridënua nga regjimi komunist. Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës Drita e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës, më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi e internojnë në Cërrik, ku edhe mbaroi shkollën e mesme, por për arsye të sëmundjes së pashërueshme dhe biografisë u pengua në mbrojtjen e maturës. Nga këto tortura asaj iu shpif kanceri, dhe, më 19.02.1981, në moshë fare të re, vdes në spitalin onkologjik të Tiranës.

Sabiha Kasimati është njëra prej grave të pushkatuara në Institutin e Natyrës në Tiranë. Dr. Sabiha Kasimati ishte emëruar shefe e sektorit të zoologjisë. Gjatë dhjetë viteve kërkimesh, ajo arriti të evidentonte të gjithë faunën ujore shqiptare,duke përgatitur monografinë voluminoze «Peshqit e Shqipërisë» të cilën s’mundi ta botojë. Dalja hapur para disa vitesh ku Sabihaja akuzoi Enver Hoxhën, diktator nuk ishte harruar lehtë. Ajo arrestohet më 22 shkurt 1951, midis 81 intelektualëve antikomuniste për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike dhe pa gjyq, katër ditë më vonë, pushkatohet.

91      gra janë pushkatuar ,

445   janë burgosur 

7         kanë vdekur në burg 

35     kanë shkuar në psikiatri

9322  internuar  nga i gjithë vendi.

Faji i vetëm i tyre ishte se nuk ju përshtatën kurrë komunizmit, sepse donin një Shqipëri të lirë e demokratike.

Kështu kaluan nëpër kalvarin e burgjeve komuniste më shumë se 7367 gra e vajza!

Pastaj kemi “personazhe” si Arjola dhe Monika që i duan blegtorinë xhaxhit Enver!

Një turp dhe një skandal i madh ai i djeshmi.

E patolerushme dhe ofenduese kundrejt nje shteti Arjola qe është i varfër se ende nuk i ka qepur plagët e xhaxhit tënd Enver,njerëzve që ende nuk dinë ku të qajnë njerëzit që humbën moj Monika!

Të ngjashme