Kryefjala Logo

Fotot tradhëtojnë Adriatik Llallën që u dënua sot me 2 vite burg, ja ku është arratisur duke pritur trenin pasi u justifikua se është sëmurë.

22 Shtator, 2021 | 5:02 pm

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli sot vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla në një proces kur javën e kaluar avokati i këtij të fundit u shpreh para gjykatës se klienti i tij ndodhej I shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Një foto e publikuar nga Dosja.al tregon ish-kryeprokurorin në një stacion treni në Romë. Ai shfaqet i vetëm në këmbë dhe me valixhe duke përgënjështruar avokatin e tij për shtrimin e Llallës në spital.

Sipas vendimit të Apelit, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të duhet të arrestohet dhe të dërgohet në qeli për të vuajtur dënimin me 2 vite burgim. Nëse nuk gjendet në banesën e tij, pasi Llalla po gjykohej në gjendje të lirë, atëherë do të shpallet në kërkim. Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë në të paktën 3 episode. Hetimi për Llalën ka nisur që në vitin 2017 nga Prokuroria e Durrësit dhe më pas dosja u transferua në Tiranë.

bandicam 2021 09 22 06 29 24 716 001

 

Të ngjashme