Lajme
Endri Fuga përgënjështron lajmin: “Ardi Veliu nuk është shkarkuar nga detyra”
5 Tetor, 2021 | 2:57 pm
Në mbledhjene komisionit parlamentar një prej deputetëve të PD-së i drejtoi një pyetje Ministrit të Brendshëm në lidhje se sa I vërtetë është lajmi për shkarkimin e Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Ministri me përgjigjen e tij e la në “mjegull” të vërtetën duke thënë se do ta marrim vesh kur të mbarojë kandilli. I ftuar në ABC News , drejtori i komunikimit në Kryeministri Endri Fug ka dhënë një deklaratë të papritur.
“Ardi Veliu nuk është shkarkuar nga detyra”- është shprehur Fuga. Rama disa muaj më parë lajmëroi policinë se ka kohë 100 ditë për të vendosur rendin dhe angazhimin maksimal të të gjithë strukturave të policisë së shtetit.