Lajme
E rëndë! Rrëzohet avioni në Milano, 8 viktima mes tyre 1 i mitur
3 Tetor, 2021 | 4:31 pm
Një avion është rrëzuar pasditen e sotme pranë Milanos , në San Donato duke u marrë jetën 2 pilotëve dhe 6 pasagjerëve, mes tyre edhe një fëmijë.
Avioni u përplas në një ndërtesë në rinovim pranë metrosë, duke shkaktuar një zjarr të madh.
Shpëtuesit, zjarrfikësit dhe policia mbërritën menjëherë. Avioni, i cili u ngrit nga Milan Linate, ishte drejtuar për në Olbia, në Sardenjë.