Kryefjala Logo

Xhesika u eleminua nga “Ferma VIP” ,por hajmalia i dha një kthesë tjetër

23 Prill, 2024 | 9:17 am

Ishin dy fermeret Baby G dhe Xhesika Polo që zhvilluan një sfidë dhe Baby G ajo fitoi kundër Xhesikës.

Teksa u shpall fituese, nga ana tjetër Xhesika përfundoi rrugëtimin e saj në formatin ‘Ferma VIP’.

E përlotur dhe tejet e mërzitur Xhesika u përshëndet me fermerët e tjerë, mirëpo Rozana Radi e cila shkoi me një hajmali në spektaklin e shkuar brenda shtëpisë, kërkoi rikthimin e Xhesikës.

Me hajmalinë që ajo kishte në dorë, të cilën mund t’ja dorëzonte kujt fermer të donte, Rozana vendosi të ja jepte Xhesikës duke i dhënë mundësinë e rikthimit në fermë, një vendim ky i miratuar dhe nga Agai.

Të ngjashme