Showbiz
“Të kujton gjë kjo vaska?” Ilnisa dhe Meritoni thumbojnë Eglën?
2 Korrik, 2024 | 4:06 pm
![](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2024/07/3B924D11-94C5-4AA9-83E1-B6EFB2550756.jpeg)
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ndodhen me pushime në Turqi, aty ku po kalojnë kohë vetëm me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme Ilnisa ka postuar një instastory ku shihet në dhomë e përballë saj ndodhet një vaskë. Ajo i ka drejtuar një pyetje thumbuese Meritonit, që duket sikur e ka për Eglën.
“Të të bëj një pyetje, kjo vaska të kujton gjë?”-dëgjohet të thotë ajo.
Meritoni shikon vaskën e më pas nis qesh me të madhe. Kujtojmë se brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Egla u bë virale me pamjet e saj teksa lahej në vaskë. Madje aty ajo ka pasur edhe përplasje me Meritonin e Ilnisën.