Kryefjala Logo

Stilistin e Rihannës & regjisorin e Maneskin i bën bashkë Kejsi Tola…

14 Prill, 2023 | 4:45 pm

Kejsi Tola ka lançuar më në fund albumin e saj të parë “Luminous”. Albumi përmban 5 këngë dhe një prej tyre vjen e shoqëruar edhe me videoklip. “What you want” është klipi i xhiruar në Milano dhe vjen nën regjinë e Giacomo Triglia. Giacomo është një emër i njohur në Itali sepse ai ka punuar me artistë si Jovanotti, Levante, Ermal Meta, Maneskin, etj. Por në të njëjtën ai ka punuar edhe me reklamat e brandeve të njohur si Dolce & Gabbana, Mulino Bianco, Disbey Channel, etj.

Nga ana tjetër ajo që na bien në sy janë edhe tre veshjet e këngëtares ku mbizotërojnë ngjyrat e kuqe, e zezë dhe bezhë, por që për to është kujdesur një emër jo pak i njohur në fushën e modës, Jose Cordero. Ai është stilisti që ka veshur gjithashtu yjet botëror si Rihanna, Mariah Carey, Gigi Hadid, Rosalia, etj.

Pra le të themi që Kejsi këtë herë ka bërë vërtet një punë shumë serioze dhe urojmë të vazhdojë në këto hapa.

 

Të ngjashme