Kryefjala Logo

Sara flet për humbjen e babait; Le të jetë një leksion

19 Prill, 2024 | 3:28 pm

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” me Elona Duron ku ka sjellë edhe njëherë në vëmendje momentet pikante nga eksperienca e saj në “Big Brother Vip”, si dhe ngjarjen më të fundit në jetën e saj, humbjen e babait!

Për këtë të fundit, Sara u shpreh se e ka përjetuar ndarjen e tij nga jeta, ndonëse siç tregon ajo, nuk e ka takuar kurrë. Ish-banorja ndër të tjera u shpreh se nuk do të donte që të përballej me të pas shumë kohësh, përmes një interviste që babai i saj i ndjerë dha, ku sulmonte atë dhe nënën e saj!

“U mërzita për momentin që ndodhi. Unë kam qenë në tentativa për ta kontaktuar që prej shtatorit të 2023. Ne nuk jemi takuar kurrë. Gjëja më e trishtë ishte të dëgjoja zërin e tij për herë të parë në atë intervistë. Do doja të kishte dal me disa kundër deklarata. Por ai nuk mohoi asgjë, ai doli të ofendonte. Më lëndoi. E kontaktova edhe para edhe pas asaj interviste dhe ai ka zgjedhur prej muajsh të mos përgjigjej. Le të jetë ky një leksion për marrëdhëniet prind-fëmijët”, tha ajo.

Të ngjashme