Kryefjala Logo

Roza-Romeos:”Më hoqe nga Instagrami se kishe të dashurën xheloze”

22 Prill, 2024 | 9:12 am

Pasditen e djeshme, Romeo dhe Meritoni kanë zhvilluar një podcast për ‘Top Albania Radio’ teksa kanë folur për çështje të ndryshme madje bënë dhe paqe duke i këruar falje njëri-tjetrit.

Atyre iu janë bashkuar dhe banorë të tjerë, si Roza, e cila ka kërkuar ‘një përballje’ me Romeon duke i kërkuar llogari arsyen pse ai e kishte fshirë nga Instagrami gjatë kohës që kanë qenë jashtë shtëpisë.

Roza: Më ka hequr edhe e kam diskutuar që në fillim, sepse kishte të dashurën xheloze.

Romeo: Kë të dashur kam patur xheloze?

Roza: E di vet ti…

Romeo: E ke gabim. Po si të kam hequr ty edhe s’kam hequr të tjera? Po dale se kjo s’më rri mua. Kushedi ç’do kesh bërë…

Të ngjashme