Showbiz
“Pa asnjë pasojë serioze…”/ Rezarta Shkurta habit me fjalët për Rozana Radin: Në këtë BBV kam parë tek ajo…
30 Mars, 2025 | 6:37 pm

Rezarta Shkurta ka bërë një reagim për të sqaruar një herë e mirë konfliktet e saj me Rozana Radin
Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP 4” u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet, sidomos pas përmendjes së një konflikti të Rozana Radit me një personazh të njohur të ekranit.
Komentet dhe videot e vjetra nisën të qarkullojnë menjëherë në rrjetet sociale.
Një reagim ka patur edhe këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, e cila është përmendur herë pas here për konfliktet me banoren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Përmes një postimi në “Instastory”, Rezarta ka hedhur dritë mbi atë që sipas saj, ka ndodhur realisht mes saj dhe Rozanës.
Ajo tregon se “konflikti” që përflitet ka ndodhur në vitin 2008, në një program televiziv, dhe ishte thjesht një debat banal mbi… pastat! Po, po, pastat me salcë apo me domate të freskëta.
Por ajo që ndezi më shumë kureshtjen ishte pikërisht pjesa që ka të bëjë me “dashurickat”, një temë që gjithmonë bën bujë në botën e showbizit.
Në reagimin e saj, Rezarta mohon kategorikisht që përplasja e dytë me Rozanën në vitin 2012 të ketë pasur ndonjë lidhje me çështje dashurie apo partnerësh.