Oliver Stone autori i filmit legjendar “Scarface” po pushon në “Folie Marine” në Jalë

2 Korrik, 2024 | 2:14 pm

Shqipëria është destinacioni i shumë turistëve të huaj gjatë dimrit dhe kryesisht verës. Ndonse vendi i preferuar i personazheve të njohur shqiptar dhe ndërkombëtar është resorti më “in” në vend, Folie Marine në Jalë. Oazi i qetësisë, kualiteti, perla e Jugut mban emrin “Folie Marine”.

Së fundmi, në “Folie Marine” po kalon pushimet regjisori, skenaristi dhe producenti i njohur amerikan William Oliver Stone. Ai ka vizituar Jalën bashkë me bashkëshorten e tij, ku duket se po shijojnë disa ditë pranë bregdetit Jon. Ku në këtë foto të siguruar, çifti janë duke shijuar drekën e mrekullueshmë në “Folie Marine”.

7874A0A4 A2AB 44DF 997E B4F2004F6C9D

Oliver Stone (lindur më 15 shtator 1946) është një regjisor filmi, producent dhe skenarist amerikan. Stone është regjisor i mirënjohur në gjithë botën, pasi ka trajtuar tema që nga Lufta e Vietnamit dhe politika amerikane deri te biografitë muzikore dhe dramat kriminale. Ai ka marrë vlerësime të shumta duke përfshirë katër çmime Oscar, një çmim BAFTA, një çmim Primetime Emmy dhe pesë çmime Golden Globe. Fillimet e karrierës së tij Stone i ka nisur duke shkruajtur skenarin e filmit të famshëm gjatë gjitha kohrave, “Scarface”, ku protagonisti kryesor ka qenë Al Pacino.

 

497F583C 8140 4008 936B F842057E41F8

Foto: Oliver Stone dhe Al Pacino gjatë xhirimeve të “Scarface”.

Oliver Stone nuk është i vetmi vizitor në “Folie Marine Jalë”, pasi shumë personazhe zgjedhin këtë destinacion më të veçantë në rivierën shqiptare.

Të ngjashme