Kryefjala Logo

Mevlan dhe Livia rikthehen bashkë?

29 Qershor, 2024 | 2:27 pm

Livia Brunga është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria. Por një ditë më parë i ka habitur të gjithë me postimin që ka bërë në “Instastory”.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet së bashku me ish-partnerin e saj, Mevlan Shaba. Livia ka lënë të kuptohet se janë pamje të vjetra, por shton se në atë kohë ka qenë e lumtur.

“Jo, nuk është aktualitet por isha e lumtur dhe doja me nda me ju një moment lumturie”, ka shkruar Brunga krahas kësaj video që ka marrë shumë vëmendje nga fansat.

Tani fansat e tyre janë shumë kuriozë që të dinë se çfarë do të ndodhë me ta pas këtij postimi të Livias?

Kujtojmë se Brunga gjatë një interviste në emisionin “Procesi Sportiv” me Edi Manushin, u shpreh se shkaku i ndarjes së tyre ka qenë ‘kokëfortësia e të dyve’.

A570E880 E2A6 4DC5 9BF2 3CE41B66683E

Të ngjashme