Kryefjala Logo

“Më ka rrahur burri”, këngëtarja shqiptare merr urdhër mbrojtje

22 Prill, 2024 | 4:31 pm

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.

Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri tjetrin, ndërsa më herët kanë qenë pjesë e disa daljeve televizive, ku reklamonin shtëpinë e tyre në periferi të Tiranës.

 

0C4DEC01 24AD 4995 9B85 6BFBC35F8E88

Shuaipi urdhërohet me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit, shkruan zëri.

Po ashtu bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.

Nuk përjashtohet mundësia, që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti ka pasur.

Përveç vilës në Mullet, Maja dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy vila në zonën e Saukut.

34EBDA55 6802 4792 B7AE C54036C2B27D

Të ngjashme