Kryefjala Logo

Kriset miqësia Lisi-Romeo?Gazetari darkon me Egla Cenon!

27 Qershor, 2024 | 9:45 am

Ajo që dukej si ‘vllazëri’ brenda,jashtë nuk po duket shumë.Dyshja Romeo dhe Lisi lidhën një raport shumë të ngushtë brenda shtëpisë por pas përfundimit të spektaklit,dy shokët nuk duken askund bashkë.

Në evente që kanë bërë bashkë shumë ish-banorë, Romeon dhe Lisin nuk i kemi parë dhe dyshimet për krisje në miqësinë e tyre kanë nisur ditët e fundit kur fituesja e BBV, Egla Ceno është shprehur se ka patur kontakt me Lisin pas përfundimit të formatit.

Në një video-live me ndjekësit e saj,Egla ka treguar se ndodhet në shoqërinë e Lisit dhe ai është pyetur nëse e ka takuar Romeon, teksa ai është përgjigjur thjesht me një “Jo” dhe ka vijuar me batuta.

Të ngjashme