Kryefjala Logo

Juliana e akuzoi për para borxh, Stresi i përgjigjet sërish: Hajde merri forca e femrës!

19 Prill, 2024 | 3:41 pm

Komentet virtuale mes Stresit dhe Juliana Nurës nuk kanë fund. Pas deklaratës së Julianës, e cila e quajti Stresin ‘gënjeshtar’, duke e akuzuar se nuk i ka dhënë paratë që i kishte premtuar, ka reaguar ky i fundit.

Përmes një ‘instastory’, Stresi, i tregon paratë që sipas Julit ia kishte borxh. Duke qeshur, ai kthen kamerën nga tavolina, ku ka rreshtuar paratë.

‘Gjylfidane. Eja eja. Ti jap 30 mijë euroshin që ti kam premtuar në ‘BBV’. Edhe je forca e femrës, femrat shqiptare mbështeten tek ty dhe tek qeni jot’– thotë Stresi në video

424F6E21 762E 4F4D B67D 2132188BEE41

Të ngjashme