Kryefjala Logo

Ina Kollçaku nga panelet televizive në skenën e teatrit në Austri

29 Qershor, 2024 | 5:01 pm

Ina Kollçaku është një emër të cilën e kemi parë në panele të ndryshme televizive. Por Ina Kollçaku po performon së fundmi në Austri , si pjesë e X-Erinnerungen, një seri shfaqjesh të kuruara nga Matthias Lilienthal, Friederike Kötter, Helena Eckert për festivalin teatror Tangente St Pölten.

Krahas aktorëve Joscha Baltha dhe Nick Romeo Reimann, ajo është bërë pjesë e një vepre të re bashkohore nga Bruch, e titulluar “Intimate Strangers”. Pjesëmarrja e Kollçakut vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm mes saj dhe grupit të artistëve që nisi në fillim të këtij viti, ndërsa ajo luajti në shfaqjen e tyre

“Mbretëresha e klubit të natës”, e cila u shfaq premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë në maj 2024.

337B96B7 655D 4724 BDBD 4FBE218A4329

879F8A69 BCA5 416D 8386 FDAB82A22257

Të ngjashme