Showbiz
Habit Krist Dragoti: Pas 5 vitesh do bëjmë seks me robotë
26 Qershor, 2024 | 5:18 pm
![](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2024/06/9D36C4EA-7B89-40A7-B6C7-C5F70A0B8BBC.jpeg)
Kristi Aliaj ka bërë një parashikim të çuditshëm, teksa foli në një intervistë në MCN TV me Aulona Mustën “Natën me Aulonën”. Ish-banori i Big Brother Vip është shprehur se njerëzimi do të përjetojë një evolucion dhe mund të ndodhë që pas pesë viteve të kryhet marrëdhënie me robotë.
“Është shumë e vështirë të kesh përgjigje për këtë. Mund të jetë thjesht një evolucion i njerëzimit që shkon drejt një të ardhur tërësisht aseksuale. Besoj për këto pesë vjet do të bëjmë seks me AI, robotë”, u shpreh ai.
Ish-konkurrenti shtoi: “Besoj që edhe një robot mund të jetë shumë i bukur, jo vetëm i bukur por femra që do ti. Mund të bëhet një VIP, një politikane. Unë jam shumë i lidhur me erën natyrale, do të jetë vështirë për mua”.