Showbiz
Gjesti bën veprimin e sikletshëm gjatë transmetimi
30 Mars, 2025 | 11:06 am

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli debate të ashpra mes Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët shkëmbyen akuza dhe kundërakuza në një përballje të tensionuar.
Por, mes gjithë debatit, një moment i sikletshëm i Gjestit nuk i shpëtoi kamerave. Ai u pa duke hequr atleten dhe më pas nuhatur çorapen për të kontrolluar nëse kishte erë.
Ky veprim u kap menjëherë nga audienca dhe brenda pak minutash u bë viral në rrjetin social X (ish-Twitter), ku përdoruesit krijuan meme humoristike. Shumë ndjekës e quajtën këtë si një nga skenat më komike të këtij edicioni, duke sjellë një moment argëtimi mes tensionit të spektaklit.