Kryefjala Logo

Françeska i rrëfehet Meritonit:”Kam kaluar në depresion pas lindjes”

22 Prill, 2024 | 9:09 am

Teksa banorët iu futën punës duke bërë gati ushqimin, që Vëllai i madh iu dha si detyrë për të bërë,Françeska ka biseduar me Meritonin për një situatë delikate që ka kaluar në jetën e saj.

Ajo ka folur shpeshherë se pas lindjes së djalit ka patur probleme shëndetësore ndërsa mbrëmjen e sotme është shprehur se ka kaluar në depresion përgjatë asaj kohe.

Unë përpara se të hyja në ‘BB’ kam patur një periudhë shumë të vështirë. Pas lindjes kalova në depresion, e kam patur pak të vështirë në marrëdhënie sepse kam qenë shumë e ftohtë, nuk është se kam qenë shumë vetja ime. Është shumë e çuditshme se si ndikon në natyrën tënde kur bëhesh nënë.”– shprehet Françeska.

Të ngjashme