Kryefjala Logo

Françeska ‘fryn’ Romeon kundër Heidit:”Preket nga fansi dhe jo nga ty?”

23 Prill, 2024 | 9:05 am

Ditën e djeshme, banorët u pozicionuan përballë ekranit dhe  lexuan mesazhet që kishin ardhur nga njerzit e tyre të zemrës apo fansa nëpërmjet ‘Big Love’.

Teksa Romeo mori disa mesazhe ajo që u vu re ishte se emri i partneres së tij, Heidit, nuk ishte përmendur në asnjë rresht.E për këtë Françeska nisi të ‘sulmonte’ Romeon teksa iu shpreh që të gjitha ato mesazhe ti ketë vathë në vesh pasi nuk vijnë nga hiçi.

Romeo u mundua të anashkalojë këtë bisedë aspak të këndshme për të, por Françeska nuk është ndalur.

Teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë orët e para të mëngjesit, ajo i është shprehur Romeos se si Heidi arrin të preket nga një fans e jo prej tij.

E se si ajo nuk është prekur në asnjë moment teksa ka parë partnerin e saj të qajë me dhjetra herë nëpër shtëpi, duke përmendur gjithashtu dhe dasmën e çiftit ku Françeska e konsideron pa emocion dhe ndjenjë nga ana e Heidit.

Por përsëri nuk mori një përgjigje prej Romeos, ku ky i fundit iu lut banores të mos e zgjaste më tepër atë bisedë.

Të ngjashme