Kryefjala Logo

Fatma Haxhialiu mes 28 ambasadorëve ndërkombëtarë të kësaj fushate të rëndësishme.

19 Prill, 2024 | 8:22 pm

Disa kohë më parë Fatma Haxhialiu u bë pjesë e një fushate të rëndësishme sensibilizimi në Shqipëri sa i takon shëndetit menstrual, duke bërë një tur gjithëpërfshirës në të gjitha qytetet e vendit tonë, së bashku me fondacionin “Giz” dhe duke biseduar me të gjitha vajzat dhe gratë, në shkolla e institucione, madje duke realizuar edhe një dokumentar që pati mjaft sukses.

751555EA D73D 4DD1 8F2F 60D315145A74

E nisur nga ky sukses, Fatma mesa duket ka bërë hapin tjetër sa i takon përfaqësimit në këtë fushatë, teksa ka njoftuar ditën e sotme se është një nga vetëm 28 amasadoret ndërkombëtare të fushatës për sensibilizimin e kësaj fushe sa delikate, aq edhe të rëndësishme, ndërsa ka bërë me dije pjesëmarrjen në eventin e rëndësishëm që së shpejti realizohet në Gjermani.

5B6DBAA5 14ED 436A BC3B 48DA90D38158
Kështu, Fatma shkruan në një postim në Instagram se do të jetë “e ftuar nderi” në Berlin, më 28 maj, kur festohet 10-vjetori i kësaj fushate, teksa puna e madhe që ka realizuar vitet e fundit i kanë dhënë gazetares dhe influenceres statusin e rëndësishëm në këtë event.

Në postimin e saj, Fatma e con vëmendjen në rolin që Shqipëria, me atë si përfaqësuese, luan në këtë fushatë, teksa sigurisht ka një mesazh për të gjitha vajzat, mesazh që ja ka dalë ta shpërndarë tashmë jo vetëm falë punës në televizion prej vitesh, por edhe në këtë fushatë të vecantë.

Të ngjashme