Kryefjala Logo

Egla shpreh dëshirën: Sapo të dal dua të bëj fëmijë!

23 Prill, 2024 | 6:51 pm

Mëmësia është një temë që e ka prekur jo pak herë Eglën në debatet apo diskutimet në shtëpinë e “BBVIP”, teksa pamundësia e saj për t’u bërë nënë është folur gjatë situatave të ndryshme, por edhe gjatë Prime-ve, si për “mirë” ashtu edhe për “keq”. E ndërsa aktorja ka pranuar ditët e fundit lidhjen e dashurisë që ka jashtë programit, duket se ajo i ka idetë e qarta edhe për bërjen e një fëmijë, ndonëse duhet thënë se me Eglën, nuk i dihet nëse e ka vërtetë apo me ironi deklaratat që bën.

Teksa duket se aktores i ka “ardhur në majë të hundës” diskutimit për pasjen ose jo të një fëmije, në një bisedë me Erjolën sot, ajo është shprehur se do të bëhet nënë kur të dalë nga reality, madje jo vetëm njëherë, ndërsa është dëgjuar të thotë:

“Do i fus dhe unë një kalama kur të dalë mi Erjol… sepse kot ndejta. Një kaçurelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Cak, cak, sytë kështu, rrelat kështu, pse jo? Do ta bëj. Mami më lutet: “Bëje se ta rris unë!”, e unë i them më lër rehat mi gru se po vete sa ty. Por që le ta rrisi pse jo. Do ta mendoj, do ta bëj. Kam frikë mos mësohem keq dhe filloj i bëj në seri. Kaq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda ja vlen ta bëj një..”

Të ngjashme