Kryefjala Logo

E treta e vërteta!Ronaldo do rikthehet në Big Brother VIP?!

14 Prill, 2023 | 12:02 pm

Eleminimi i së martës kishte emrin e Ronaldo Sharkës i cili pati mundësinë e tij të dytë si banor por i zgjati më pak se herën e parë qëndrimi.

Loja është bërë e egër dhe ndoshta loja e tij nuk bindi.
Për këtë ka reaguar vetë Ronaldo me një postim të gjatë dhe nuk harron ta mbyllë me shaka..ose jo!
“Shihemi në BBVIP3” e mbyll shkrimin e tij moderatori.

Postimi i plotë:
Miq!
Kanë kaluar më shumë se 2 ditë nga dalja ime e dytë nga BBVIP.
Herën e parë kuptova që donit që të qëndroja ende në shtëpi, për pozitivitetin, por të jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton.
Këtë herë kuptova dhe po kuptoj që paskërkam qënë kryefjala e javës së fundit të BBVIP.
Dhe më besoni, ishte vetëm start-i i një loje që do trazonte komplet ujërat e BBVIP.
Preferova të luaj këtë herë, por sërisht pa agresivitet por çdo debat në fund me nota humori, sepse cfare ndodh në Big mbetet në Big, ose varet.
Gjithsesi, edhe pse vetëm 10 ditë qëndrim këtë herë, jam i lumtur që kam qënë pranë jush nëpërmjet ekranit apo celuarit. Gjithsesi, mund të humbasësh lojën por me më shumë rëndësi është të mos humbasësh fytyrën e dinjitetin, ndaj për këtë jam shumë krenar për veten time.

U futa në atë shtëpi me shpirt të plagosur, për çfarë më kishte ndodhur së fundmi dhe vendosa te jem i fortë të vazhdoja lojën për pjesën tjetër të familjes time, sepse tani kanë nevojë për mua më shumë se kurrë dhe nuk preferova kurrë të viktimizohesha që të më mbanit sa më gjatë me votat tuaja në shtëpi, por vendosa të luaj.
Gjithsesi, edhe pse kisha më pak vota dhe u eleminova, unë e them sërisht : Jam krenar për Big Brother-in tim!
Ju falenderoj pafundësisht nga shpirti, ju të gjithë jeni bërë pjesë e jets time tashmë me qindra e mijëra mesazhe apo çdo ndalesë në çdo cep të Shqipërisë që më bëni sa herë më shihni.
Na e bëni hallall nëse ju kemi mërzitur në ndonjë moment, por unë nuk mundem t’i vendos vetes një maskë edhe pse ndonjeherë, të përdorësh maskë përkthehet në sukses por jeta është e gjatë .
Ronaldo do ju dhurojë të tjera gjëra të bukura. Ju dua. Shihemi ne BBVIP 3

Të ngjashme