Detajet shokuese nga martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

2 Korrik, 2024 | 10:21 am

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë përpjekur të bëjnë maksimumin për të qënë të bashkuar, por martesa e çiftit dyshohet se ka marrë fund prej muajsh.

Sipas burimeve të ‘Pagesix‘, ata janë ndarë që nga marsi, por Affleck është “shumë mbrojtës ndaj Jennifer-it”.

Thashethemet për ndarjen e çiftit u ngritën në maj pasi Affleck mungonte në ngjarjet kryesore, si Met Gala. Ai gjithashtu nuk e shoqëroi atë në premierën e projektit të saj të ri Netflix, “Atlas”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=18&loc=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2Fka perfunduar prej detaje shokuese nga martesa e jennifer lopez dhe ben affleck%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR3nOTA746LsonBzerEHZiowsLNlen9kX xfFWdtBeiiOX9WHW6 ibOh87o aem 1q mzhdsBU P1pXQTHKQ7Q&referer=http%3A%2F%2Fm.facebook

Lopez më pas shtoi thashethemet kur ajo pëlqeu një postim në Instagram për marrëdhëniet jo të shëndetshme.

“Nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie me dikë që është i shkëputur nga vetvetja”, thuhej në postim.

Lopez më vonë anuloi turneun e saj të hiteve më të mëdha, “This Is Me…Live”, për të marrë pushim, “për të qenë me fëmijët e saj, familjen dhe miqtë e ngushtë”.

Në maj, një burim i tha Page Six se Affleck donte të hiqte dorë nga raporti i tyre, e për pasojë donte divorc.

Të ngjashme