Skandali në mjekësi duhet hetuar me themel. Ish ministri Ilir Beqja për abuzime në SPAK, ish drejtori i QSUT Enkelejd Joti akuza nga mediat për korrupsion

27 Qershor, 2024 | 5:28 pm

Duket sikur vetëm këto ditë u hap vazo e Pandorës në opinionin publik dhe të gjithë panë korrupsionin mes mjekëve që mjekimet për sëmundjen e rëndë të kancerit i ndalonin në shtet dhe i transferonin në klinikat e tyre private. Por a duhet vetëm ky rast që e çoi korrupsionin në mjekësi në nivel gjakatar, apo llumi në këto instanca ka plasur me kohë? Sa të përgjegjshëm janë prokurorët dhe SPAK që në duart e tyre kanë dosjen e ish ministrit Ilir Beqja? A po bëhen hetimet e duhura dhe a do të kërkohet dënimi i duhur për një ish ministër që nëse ka kryer veprat që dyshohet është njësoj fajtor dhe ka vënë jetën e pacientëve në rrezik si mjekët e Onlologjikut nën akuzë? Nëse keni harruar Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të vitit 2023 të zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Hetimet 4-vjeçare të kryera nga SPAK zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.
Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore u gjetën edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”. Interesat e shtetit po, por edhe në dëm të jetës së qytetarëve.

Të mos harrojmë se QSUT ka pasur në krye për disa vite një drejtues që nuk kishte haberin nga mjekesia, nga drejtues i një media private ai pupthi kërceu në krye të institucionit shteteror. Të shumta ishin mediat që këtë drejtor e damkosën me vulën e të korruptuarit. Enkelejd Joti ish punëtor i Vjollca Hoxhës filloi të drejtojë mjekë, profesorë e profesionistë në QSUT, jo vetem ti drejtojë por edhe menaxhojë ujëvarat me para që ndaheshin në tendera në këtë institicion.

Po një drejtor marifetçi tenderash a nuk është njësoj fajtor sa një mjek kriminel që mohon mjekimin për kancer që pacienti ta blejë te privati?

Prapaskena shkruan në titull në 16 nëntor 2021 : “Skandali / Enkelejd Joti dhe Luan Lekli, skemë mashtrimi me ilaçet fëmijëve, 2 kontrata 1.3 miliardë lekë për medikamentin e paregjistruar, e futën kontrabandë”

6ECD4B06 20DD 4762 B166 BDE7BF9D1944

Boldnews shkruan :”Tenderi 5.2 mln euro/ Enkelejd Joti i QSUT rrezikon gjobë 5 mln, refuzon informacionin për KPP”.

55 News shkruan: “Breaking News’:Të sëmurët me kancer mbeten pa radioterapi nga mafiozët Enkelekd Joti dhe Rezart Veipi.

51005D25 8124 46DC A56C 64B8ECCAB022

DB2B0687 F0AB 4EAA 836A 0CECB411C27F

0495B05D D4E5 4E11 9988 15C19799EBA0

Mjekët e përfshirë në skandalin e ditëve të fundit te Onkologjiku e meritojnë linçimin publik, por fjalën e fundit duhet ta thotë drejtësia me denime maksimale. Por nuk ka drejtësi pa hetuar dhe dënuar çdo funksionar, drejtues të QSUT, drejtori shëndetësore dhe ministra që kanë çuar sistemin mjekësor në këtë pikë tragjike.

Të ngjashme