Kryefjala Logo

Rinfest-Festival 2024/ Mbahet ekspozita e veçantë për personat me aftësi ndryshe, i dedikohet mësueses Ina Kasimati

29 Qershor, 2024 | 5:08 pm

Është mbajtur ekspozita e veçantë dedikuar personave me aftësi ndryshe Rinfest-Festival 2024. Festivali është ideuar dhe i dedikohet Ina Kasimatit, zyshës që mbeti përjetësisht në mendjen dhe zemrën e njeriut në këtë vend me jo pak halle.

Festivali dedikuar mësuese Ina Kasimati e cila ndërroi jetë pas shumë viteve betejë me kancerin e gjirit, u realizua pa sponsora por në një frymë dhe energji pozitive, me një juri profesioniste ku u ndanë dhe çmime.

Çmimi i madh në Rinfest-Festival 2024 shkoi për studentin e Universitetit të Arteve dhe e dorëzoi djali i madh i mësueses Ina Kasimati.

6D7267FD 90D2 46B1 AEFB 2DE33DB1FA3C

“Nëse ka jetë të përtejme Ina do jetë duke festuar me engjëjt sot për këtë festival të bukur që u dhuruam nxënesve me “aftësi ndryshe ” të cilin ajo e bekoi edhe për së gjalli me dashurinë e saj por edhe me forcën që kishte brenda mendjes për ti thënë hapur verejtjet ndaj arsimit dhe shëndetësisë” – shkruan Xhoi Jakaj, themeluese e qendres Social-Kulturore “Xhoi & Xhulia” dhe “ZojArt” Academy që bënë të mundur realizimin e Rinfest-Festival 2024.

7F69FB9D C437 4811 9ED0 57B4AA5AFEEC
Postimi i plotë i Xhoi Jakaj

“Po ndaj me ju disa momente të një festivali ideuar dhe dedikuar Ina Kasimatit, zyshës që mbeti përjetësisht në mendjen dhe zemren e njeriut në këtë vend me jo pak halle, një festival pa sponsora por me shpirt të madh dhe bujari që na vjen nga puna jonë vullnetare në grup, siç e konceptoi vetë Ina jetën! Nese ka jete të përtejme Ina do jete duke festuar me engjëjt sot për këtë festival të bukur që u dhuruam nxënësve me “aftësi ndryshe ” të cilin ajo e bekoi edhe për së gjalli me dashurinë e saj por edhe me forcën që kishte brenda mendjes për ti thënë hapur verejtjet ndaj arsimit dhe shëndetësisë!

Ina ishte unike ndaj të gjithë e deshën dhe u referuan te letra e saj këto ditë që plasi skandali në spitale, ajo e ka bërë sa e sa herë detyrën e saj ndaj shoqërisë, sot le ta bëjmë ne.

Ky aktivitet nuk ishte i lehtë, pasi nuk di të kërkoj mbështetje financiare e mbase ky është difekt ne ditët që jetojmë.

Eh kam vënë re se ata që kanë mundësi, më tepër sponsorizojnë një politikan se një idealist, kjo e dyta prodhon ndjenja dhe emocione të forta të cilat shpesh humbasin në rrugëtimin për të bërë para, por nuk kanë kurrë të krahasuar, ndaj rendni më shumë pas emocioneve!
Unë di të organizoj evente të mëdha, kam ide dhe frymë grupi, e me apo pa sponsora nuk do reshtë kurrë se dhëni dashuri e mirësi, e lumtur që ia dolëm J’u ftoj ti bashkoheni më shpesh kauzave të tilla.”

EF07C4AB 6EF9 41B1 91E4 2AA079675251

Burimi: Newsbomb.al

Të ngjashme