Kryefjala Logo

Pas sekuestrimit të 50 milion eurove nga Prokuroria, reagon Kristian Boçi: Kam ndarë edhe kafshatën e fundit me atë që s’ka!

28 Qershor, 2024 | 11:35 am

Biznesmeni i njohur Kristian Boçi ka reaguar lidhur me aksionin e Prokurorisë së Tiranës, e cila sot bëri me dije se janë ka sekustruar pasuritë e tij me vlerë rreth 50 milion euro.

Bashkë me partneren, Drilona Boçi dyshohet se gjeneronin para, duke përfituar nga të ardhurat e trafikut të lënëve narkotike.

Mirëpo, në një reagim në rrjetet sociale, Boçi pretendon se akuzat janë të pavërteta dhe se në 47 vite jetë nuk ka shkelur kurrë ligjin.

“Zoti nuk më ka sjellë rastësisht në një komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë edhe kafshatën e funit me atë që s’ka. Kurrë nuk i kam hyrë në hak vendit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëje që cënon ligjin e vendit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu të respektoj unë ty. Jam kalimtarë, në këtë botë do të testohemi me të mirën dhe të keqën përballë. Zoti e bekoftë vendin tim dhe për sa të jetojë do të bëj,” shkruan Kristian Boçi.

Në njoftimin e Prokurorisë nënvizohet fakti se Kristian Boçi ka ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se është përfshirë edhe bashkëshortja e tij.

05663E61 2BE4 4981 899B C62181ACBCF2

Burimi: Newsbomb

Të ngjashme