Partnerë në jetë dhe në krim! Sekuestrohen nga Prokuroria pasuritë e Kristian dhe Drilona Boçit

28 Qershor, 2024 | 11:27 am

Prokuroria e Tiranës futi në “grackë” biznesmenin e njohur Kristian Boçi, bashkëshorten e tij Drilona Boçi dhe 5 persona të tjerë të lidhur me ta. Ata bashkërisht dyshohet se gjeneronin para, duke përfituar nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të prokurorisë së Tiranës Kristian Boçi rezulton i dënuari për drogë në Belgjikë dhe krijoi një shoqëri tregtare ku pastronte para. Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.

“Nga hetimi i kryer, u siguruan prova se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre,” njoftoi Prokuroria.

Pasuritë e në sekuestri të Kristian Boçit:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

– Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

– Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

– Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

– Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

– Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

– Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

– Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Po kush janë Kristian dhe Drilona Boçi?

Drilona Boçi është pronare e një nga atelietë më të njohura në Tiranë. Bëhet fjalë për “Altar”. Ajo është martuar me Kristianin në moshën 17-vjeçare dhe bashkë kanë dy fëmijë.

Pak vite më parë, ajo ka treguar se bashkëshortin e saj e ka takuar në moshën 16 vjeçare dhe ishte dashuri me shikim të parë. Për shkak të diferencës së moshës, prindërit e Drilonës nuk kanë qenë dakort me lidhjen, por me kohën gjërat ndryshuan. Martesa nuk e ka penguar atë të marrë pjesë në konkurse bukurie dhe të përfundojë studimet për drejtësi.

Nga ana tjetër, Kristian njihet si një personazh dhe biznesmen i njohur, pasi është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e tij luksoze.

Burimi:Newsbomb

Të ngjashme