Kryefjala Logo

Le ti këndojë Noizy, Erion Veliaj është i vdekur politikisht

27 Qershor, 2024 | 12:03 pm

Erion Veliaj në këtë periudhë po përballet me SPAK duke dhënë llogari për çdo veprim të tijën që ka bërë në emër të Bashkisë të Tiranës. Dihet që shumë drejtorë të kësaj bashkie tani janë në arrest me burg. Nisur nga kjo, analisti Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin e Çim Pekës.

Sipas Andi Bushatit, Veliaj është politikisht i vdekur për shkak të vjedhjeve të mëdha që ka realizuar, madje duke u krenuar.

“Nga sot Erion Veliaj është politikisht i vdekur, le ti këndojë Noizy, le të mbështetet tek gjoksi i Çiljetës, politikisht është i vdekur. Pse është i vdekur politikisht? Jo se ka vjedhur, se këtu vjedhin të gjithë po se ka vjedh si halldup, ka vjedh në mënyrën më të trashë të mundshme. Nuk mund ti japësh një kompanie tenderat vetë dhe të caktosh fallco një bukëpjekës dhe një elektriçist. Në çdo segment, në çdo hap që kanë hedhur në mënyrë ulëritëse kanë treguar që ne jemi duke vjedhur. Gati krenarë për vjedhjen që po bënin. Kemi pasur hajdutë të mëdhenj por nuk kemi pasur deri tani hajdutë që krenoheshin me hajdutësinë e tyre. Këta, banda e Lalit janë hajdutët që krenohen me hajdutësinë e tyre”.- thotë Andi Bushati.

Të ngjashme