Lajme
Fushatë memesh: Kandidati mësues i Agron Shehajt dorëzon dorëheqjen me gabime drejtshkrimore
27 Mars, 2025 | 8:34 pm

Një situatë komike ka dalë në dritë me listat e kandidatëve për deputetë të partive të vogla pasi disa prej këtyre të fundit “firuan” nga listat partiake.
Kështu dorëheqja e një kandidati për deputet nga qarku i Fierit në listat e Gon Shehajt po bën xhiron e rrjetit. Kjo për nivelin intelektual që Shehaj ka synuar të bëjë pjesë të parlamentit me kandidatin e partisë së tij i cili ironikisht është mësues.
Fadil Bekaj, mësues në një shkollë publike në Hekal dhe kandidat i partisë Mundësia, ka dorëzuar një dokument dorëheqjeje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk është tërheqja e tij nga gara, por mënyra se si është shkruar dokumenti.
Në tekstin e dorëheqjes, mësuesi Bekaj ka bërë një sërë gabimesh drejtshkrimore, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësitë e tij si profesionist.
Ai hoqi dorë nga gara me arsyen se nuk dëshironte të ndërpriste punën e tij si mësues gjatë periudhës zgjedhore e duke shpalosur kështu një tjetër veçori padijeje, ku një i punësuar në administratë nuk mund të kryejë funksione politike apo të jetë pjesë e tyre.
Ky rast ka ngjallur diskutime mbi cilësinë e arsimit dhe standardet e mësuesve në sistemin publik por edhe nivelin akademik të personave të futur në listat partiake të kandidatëve për deputetë që do të votohen nga populli për t’i përfaqësuar në parlament. Teksti i plote i dorëheqjes: “Quhem Fadil Bekaj me nr ID banues ne hekal qarku Fier,
Puna qe kryej eshte mesues ne shkollen publike Hekal.
Duke mos u qartesuar nga ana ligjore kam kaniduar perkanidat nga partia mundesia qarku Fier
Po ju dergoj kte kerkese se ne qofte se ligji nuk te lejon per kte periudh zgjedhore te kryesh profesionin si mesues, ateher te crrejistrohem nga kanidatura per kanidat dhe te vazhdoj profesionin e mesuesit.
Pres perjigje nga ana juaj.
RESPEKTE DHE PUNE TE MBARE”/ Marrë nga JOQ