Kryefjala Logo

VIDEO/ A e keni dëgjuar ndonjëherë zërin e Mbretit Zog? Ja pamjet e vetme të rregjistruara me audio në vitet 30.

7 Tetor, 2021 | 12:14 pm

Ahmed Muhtar Zogolli (Mbreti Zog) është një ndër liderët që ka shënuar pikat kyce të fillimeve të historisë së shtetit të konsoliduar shqiptar. Ai ndërmori një kthesë të fuqishme për kohën kur shpalli Shqipërinë si mbretëri me sistem monarkik të trashëgueshëm.

Qasja oksidentale dhe reformat për zhvillimin e jetës artistike si dhe mordernizimin e shoqerisë, prodhuan një peridhë të artë për shqiptarët të cilët u influencuan shumë nga kultura perëndimore dhe kryesisht nga kultura italiane. Megjithatë sic do figurë historike edhe Mbreti Zog është kontraversial, teksa pushtete të ndryshme herë e kanë shpallur hero dhe herë tradhëtar.

Një video e rrallë publikohet nga Kryefjala.com , ku shihet Mbreti Zog duke mbajtur një fjalim përpara Armatës Shqiptare në nderim të përvjetorit. Këto janë pamjet e vetme që Mbretit Zog i dëgjohet zëri teksa flet .

Fjalimi i Mbretit Zog

“Jam vecanërisht i lumtun, të konstatoj, të vështroj me sytë e mi, hapat e forta që ushtria shqiptare ban. Kundrejt disiplinës dhe kundrejt përparimit. Tuj bërtit rroft ushtria armate, rroftë fuqia armate e kombit shqiptar”/Kryefjala.com

Të ngjashme