Kryefjala Logo

U vetë vra sepse nuk mori nënshtetësinë italiane,motra Adelinës kërkon drejtësi

12 Nëntor, 2021 | 8:14 pm

U vetëvra duke u hedhur në shinat e trenit në Romë pasi iu mohua nënshtetësia italiane, të cilën e priste prej vitesh, dhe iu la ajo shqiptare, të cilën nuk e donte më.

Kjo e shtyu në vetvrasje Adelina Sejdinin,ish porstitutë e lindur në Durrës e cila denoncoi trafikantët shqiptarë.

Falë denoncimit të saj u arrestuan 40 persona dhe u akuzuan 80 të tjerë. Tashmë motra e saj Ermira, e cila jeton në Pavia, kërkon drejtësi. Ajo u shpreh për mediat italiane se motra e saj e kishte kaluar jetën duke ndihmuar të tjerët dhe kur ishte ajo që kishte nevojë për ndihmë askush nuk e mbështeti.

Ermira kërkon të dijë atë që ka ndodhur, pasi trupi i pajetë i motrës ende nuk i është dorëzuar. Ajo shton se nga institucionet italiane ka marrë vetëm një telefonatë për të vënë në dijeni të atin se e motra kishte ndërruar jetë.

Të ngjashme